Besojini instiktit tuaj
Vaji i Ullirit Ekstra i Virgjër Suli është një plotësues i shëndetshëm i dietës, veçanërisht kur përdoret si zëvendësues për burimin e yndyrnave të ngopura. Përveç se është një burim acidesh yndyrore të pangopura, Vaji ynë i Ullirit Ekstra i Virgjër siguron antioksidantë natyralë si polifenole dhe vitamina E, të cilat ndikojnë në zvogëlimin e kolesterolit dhe njëkohësisht faktorin e rrezikut për sëmundjet e zemrës.
Nuk ka nevojë të jesh një degustues profesionist për të dalluar cilësinë e lartë të vajit tonë përmes shijes dhe aromës, kur e shtoni në ushqime të tjera ose thjesht mbi një fetë buke. Kush provon vajin tonë nuk do ta harrojë kurrë shijen dhe aromën e tij unike.
Sapo të provoni një vaj ulliri ekstra të virgjër të cilësisë së lartë, do ta keni shumë të vështirë të ndryshoni dhe të përdorni një tjetër lloj! Për më tepër, këto ullinj janë të pasur me polifenole, dmth antioksidantë natyralë që mbrojnë nga ndikimi i moshës dhe qelizave kancerogjene.