Vaji i ullirit më i mirë për ngjyerje
Kur shërbeni vaj ulliri si shoqërues, zgjidhni Vajin tonë të Ullirit Ekstra të Virgjër. Shija dhe struktura do të ndihen të plota. Vaji i Ullirit Ekstra i Virgjër Suli pasqyron denjësisht klimën ku prodhohet.
Natyrisht mund ta përdorni në sallatë dhe të ngjyeni bukën, por Vaji i Ullirit Ekstra i Virgjër është gjithashtu një zgjedhje e shijshme dhe e shëndetshme për të gatuar mish dhe perime. Çdo recetë që kërkon “vaj vegjetal” mund ta zëvendësoni me Vaji Ulliri Ekstra të Virgjër Suli.
Shijoni Vajin tonë të Ullirit Ekstra të Virgjër direkt nga shishja! Hidhni pak vaj mbi perimet e gatuara në avull, patatet (të ëmbla ose të bardha) ose makaronat, për të shtuar shijen dhe aromën. Hidhni pak në një enë dhe ngjyeni bukën, një alternativë e shëndetshme për gjalpin.
Vaji i ullirit Ekstra i Virgjër ka përqindjen më të ulët të poli yndyrnave të pangopura. Duke pasur përqindjen më të lartë të mono yndyrave të pangopura, Vaji i Ullirit Ekstra të Virgjër reagon me oksigjenin shumë më ngadalë. Vaji i Ullirit Ekstra i Virgjër është gjithashtu i pasur me antioksidantë.
Këto antioksidantë ngadalësojnë dëmet që vijnë nga oksigjeni. Përbërja nga yndyrëra të shëndetshme dhe antioksidantët, janë të dobishme për ne dhe ndihmojnë që Vaji Ekstra i Virgjër të jetë më rezistent se vajërat e tjerë ndaj dëmtimit nga nxehtësisa e gatimit.