Sekretet tona

Vaji i Ullirit Ekstra i Virgjër Suli vjen nga një prej bimëve më të bukura dhe antike: pema e ullirit. Pemët e ullirit mund të jetojnë për mijëra vjet dhe janë bimë jashtëzakonisht të qëndrueshme. Kanë një zhvillim të ngadaltë dhe duhet të rriten për disa vite para se të nisin të prodhojnë fruta. Paput (siç thirren burrat e moshuar në Himarë) u tregojnë nipave të tyre historinë e transmetuar për breza se si u mbollën ullinjtë tanë më shumë se 100 vjet më parë.

Megjithëse jemi krenarë për ullinjtë tanë premium, vendndodhjen dhe teknologjisë e veçantë, ekziston ende diçka nga e cila varemi shumë: Faktori Njerëzor. Hapi i parë për të bërë Vaj Ulliri Ekstra të Virgjër është mbledhja e ullinjve.

Në Shqipëri, sezoni i mbledhjes fillon në shtator dhe përfundon në dhjetor. Për punëtorët tanë, dita e mbledhjes së ullinjve fillon me lindjen e diellit e vijon deri në mesditë. Brenda 8 orësh ullinjtë transportohen me kujdes në fabrikën e bluarjes. Punëtorët tanë janë të përpiktë në rutinën e tyre të përditshme, në mënyrë që të arrijmë të prodhojmë markën Suli.

Ne kujdesemi për çdo hollësi, në mënyrë që ju të mund të shijoni vajin tonë. Vaji i ullirit duhet të mbrohet nga faktorë të jashtëm. Me kalimin e kohës dhe ekspozimin ndaj këtyre faktorëve, produkti fillon të humbasë vetitë e tij dhe madje fnis procesin e oksidimit ose ashpësimit. Kjo është arsyeja pse paketimi i zgjedhur nga ne është shishja e veçantë e qelqit. Qelqi i errët mbron vajin e ullirit nga çdo ekspozim ndaj dritës dhe përveç kësaj, ruan të gjitha vetitë e produktit