Vaj ulliri ekstra i virgjër Suli

Çdo frut zgjidhet dhe vilet me dorë duke përdorur vetëm procese mekanike.

Shqipëria është një vend i bekuar nga natyra me më shumë se 300 ditë diell në vit, tokë pjellore, ujë nga burime malore dhe laget nga dy dete. Megjithatë, prodhimi i Vajit të Ullirit Ekstra të Virgjër ende nuk është i lirë. Në prodhimin e vajit tonë të ullirit, përdorim vetëm varietetin Kalinjot të rritur në kodrat e Himarës, pranë detit Jon.

Çdo frut i ullirit zgjidhet dhe vilet me dorë, duke përdorur vetëm procese mekanike. Në mënyrë që të prodhojmë vajin tonë të veçantë, ullinjtë i zgjedhim para se të piqen plotësisht. Nga 100 kg ullinj të mbledhur me dorë prodhojmë 16L Vaj Ulliri Ekstra Të Virgjër Suli.

Vaji i Ullirit Ekstra i Virgjër Suli përftohet nga ndikimi i drejtpërdrejtë të klimës tipike mesdhetare në rivierën shqiptare; Ditët e gjata nën diellin jugor; Toka e ashpër dhe e thatë; Uji i burimeve malore; Aroma e kripur e detit Jon dhe mbi të gjitha Dashuria dhe Pasioni Njerëzor.