Markë Superiore

Vaji i ullirit Ekstra i Virgjër Suli ka cilësinë më e lartë midis vajrave të tjerë, pasi ullinjtë që ne përdorim për ta prodhuar janë pa defekte dhe …

Vaji i ullirit Ekstra i Virgjër Suli është prodhuar 100% nga ullinj të varietetit Kalinjot. Vaji përftohet para se ullinjtë të kenë arritur pjekurinë maksimale dhe shtypen vetëm përmes proceseve mekanike.

Koha e vjeljes bën gjithë ndryshimin për sa i përket rendimentit, karakteristikave organoleptike, afatit të ruajtjes dhe ngjyrës. Vjeljen e kryejmë në momentin kur ngjyra e frutave është më e plotë, shija e tyre më e fortë, gjithashtu dhe aroma e cilësia më optimale.

Maturimi i frutave varet ndër të tjera nga varieteti i ullirit, temperatura, rrezet e diellit dhe ujitja. Planifikimi i mirë është thelbësor për të siguruar që ekipi i punës dhe pajisjet e mbledhjes të jenë gati atëherë kur lindë nevoja. Kapaciteti bluarës planifikohet në mënyrë që ullinjtë të mos qëndrojnë gjatë pasi të vilen.

Vaji i Ullirit Ekstra i Virgjër Suli ka cilësinë më të lartë ndërmjet vajrave të tjerë të ullirit, sepse ullinjtë që përdorim për ta prodhuar janë pa defekte dhe vilen para pjekurisë së tyre maksimale. Varieteti i ullinjve “Kalinjot” që ne përdorim, është një varietet endemik që rritet në rivierën e jugut të Shqipërisë. Ka një shije dhe aromë të veçantë, që përkëdhel të gjitha shqisat.

Për të maksimizuar freskinë e tij, Vaji ynë i Ullirit Ekstra i Virgjër prodhohet me anë të shtypjes së ftohtë. Kjo do të thotë se nuk përdoret nxehtësi në prodhimin e tij. Shmangia e nxehtësisë është një nga mënyrat më të mira për të ruajtur polifenolët dhe antioksidantët e tjerë në vajin e ullirit.